TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me pretendimet dhe akuzat që ka hedhur opozita për lidhjet e tij të pretenduara me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Ai shkroi në “Twitter” se kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës, që bëhet nga disa persona që shkojnë pas figurave të diskretituar.
Shefi i qeverisë theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë më të forta se kurrë. Kryeministri theksoi se ky rast është një abuzim me lirinë e fjalës dhe një dëshpërim total i opozitës në kohën kur drejtësia amerikane nuk ka ngritur asnjë akuzë.
Reagimi i Ramës:
Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim. Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!/