Mungesa e tregut, çmimi i ulët krahasuar me kostot e mbjelljes dhe shërbimet bujqësore ka bërë që fermerët e vegjël dhe të mesëm të drithërave në zonën e Myzeqesë, të jenë në hall me mbjelljet e reja.
Një pjesë e tyre ende nuk kanë shitur prodhimet e korrura në fillim të verës, ndërsa mbjelljet e reja duhet të fillojnë, raporton A2.
“Nuk ka shumë interesim për të mbjellë grurë, nga problemi i shitjes së vitit të kaluar. Nuk u hap asnjë fabrikë, asnjë pikë grumbullimi. Përse duhet të mbjellim dhe ku do ta çojmë”, shprehet një prej tyre për mikrofonin e A2 CNN.
“Nuk mbjell më, të shesim këtë.”
“S’kanë çe duan se u shkon shumë shpenzime, ja kjo është.”
“Më mirë na leverdis ta blej te tjetri”, deklaron një tjetër fermer për A2 CNN.
Nga ana tjetër fermerët e mëdhenj të drithërave në Myzeqe, e quajnë veten të dënuar për të vijuar me mbjelljet e reja të drithërave edhe pse nuk janë aspak të kënaqur dhe aq më pak te fituar me të korrurat e kaluara.
“Për momentin unë do të vazhdoj të bëj provë. Jam i detyruar se ashtu i kam edhe pjesët e punës, dua, s’dua. Por, do më interesonte në rast se do rriteshin pak çmimet, të merrej pak në dorë situata nga shteti, se me ça po kuptojmë shteti jonë po punon për vete, për neve harroje”, tha një prej tyre për A2 CNN.
“Do punojmë jemi të detyruar. Unë kam ngritur gjithë këtë infrastrukturë, me mjete, me makineri, me korrëse, me makina mbjellëse, me kombajnë. Ça do bëj, ça pune tjetër do bëj. Nuk e ndryshoj dot drejtimin e punës, jam i detyruar të vazhdoj këtë punë që kam.”
Sikur të mjaftojnë këto vështirësi fermerët e drithërave vuajnë edhe për mungesën e krahut të punës duke u detyruar të ndihmojnë njëri-tjetrin. (A2