Murataj “çjerr” maskat e lidershipit të Elbasanit!

0
110

Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit njëkohësisht antari I këshillit bashkiak Erion Murataj ka reaguar ditën e sotme në lidhje me një publikim të bërë gjatë natës nga antari i Partisë së Gjelbër në Këshill Indrit Abdija.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Abdiaj edhe pse nuk përmend emrin e Erion Murataj lë të kuptohet se shkrimi është për të.
Pak ditë më parë Murataj iu drejtua publikisht Indrit Abdija-s i cili aktualisht mban postin e drejtorit të ferrokrom Elbasan se në cilësi e kujt “përfaqësuesi” shoqëronte Kryetarin e bashkisë Elbasan për në Kurum për tu interesuar për mbylljen e fabrikave të kësaj ndërmarrje.

Në statusin e tij të qëndisur nga zyra e propagandës e bashkisë Elbasan, Adija shkruan se ishte si kryetar i komisionit të mjedisit në këshillin bashkiak  në mbledhjen me drejtuesit e KURUM, por me të drejtë ç’dokujt i lind pyetja se cila është lidhja mes komisionit të mjedisit në këshillin bashkiak Elbasan dhe largimit nga puna të punonjësve të firmës (e cila nga ana e saj e ka shpjeguar edhe publikisht arsyen e largimit të tyre).

Në rast se kryetari I bashkisë Elbasan Gledian Llatja duhej të shoqërohej nga dikush në këtë takim a nuk duhej të ishte kryetari i këshillit bashkiak? Prefekti i qarkut? Kryetari i sindikatës së puntorëve? Inspektoriati i punës?

Përse kryebashkiaku I Elbasanit zgjedh të shoqërohet në takime me “hije dyshimi ”
nga i afërmi i tij? ( Kujtojmë që bashkëshortja e Indrit Abdisë është e afërme e Gledian Llatjas).
Pse mungon transparenca për publikun elbasanas?
Përse z.Abdija nuk përgjigjet publikisht mbi pyetjet që i bëhen pasi e di mirë se veç detyrës së ligjshme që mban është edhe personazh publik ndaj duhet të qëndrojë në lartësinë e kërkesës.
Burime bëjnë me dije se mardhënia e afërt që Gledian Llatja dhe përkrahja e ngushtë që ka për Indrit Abdinë është kthyer në temë debati edhe mes vetë socialistëve të Elbasanit.
Deklaratën e tij Erion Murataj e mbyll duke u shprehur se besimin e dhënë nga qytetarët e Elbasanit që e votuan dhe e kanë mbështetur do ta respektojë çdo ditë sa kohë do të jetë pjesë e politikës duke ushtruar me përgjegjshmëri detyrën e tij për ti kërkuar llogari çdo funksionari që mundohet të shkeli mbi qytetarët.