Murataj debat me kryetarin e Këshillit Bashkiak Elbasan për problemet e qytetarëve (Video)

0
289

Këshilli Bashkiak I Elbasanit ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e rradhës.
Ashtu siç kishte premtuar më herë kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit njëkohësisht antarë I këshillit bashkiak të Elbasanit Erion Murataj ka përcjellë shqetesimet e qytetarëve të nxjerra nga takimet e zhvilluara me ta, përpara antarëve të Këshillit.
Gjatë ditëve të fundit Murataj ka zhvilluar takime në lagje të ndryshme të Elbasanit për t’u njohur nga afër me problemet e qytetarëve e si rrjedhoje ti qëndroj premtimit të dhenë gjatë fushates elektorale të kaluar.

Më poshtë një pjesë nga debati në mbledhjen e sotme: