MURATAJ HAP DYERT E KËSHILLIT BASHKIAK PËR NJERZIT, PAS 33 VITESH QYTETARËT MUND TË NDJEKIN MBLEDHJEN NË SALLË

0
5

Antari i këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj ka mbajtur premtimin e dhëne banorëve të fshatit Probat dhe Samurr për të pasqyruar problematikat e tyre në mbledhjen e këshillit. Pak ditë më parë banorët  e këtyre dy fshatrave i dorëzuan Muratajt kërkesat e firmosura për të ngritur shqetësimin e tyre në këshill dhe në mbledhjen e parë të zhvilluar vetë banorët e fshatrave Probat dhe Samurr u ftuan në sallën e mbledhjes nga këshilltari Erion Murataj për ta ndjekur nga afër kërkesën e tyre

Murataj vuri theksin në problemet ekonomike që iu shkakton mungesa e infrastrukturës këtyre banorëve pasi për pak km rrugë ata detyrohen të paguajnë dyfishin e çmimit sepse automjetet e kanë të vështirë të kalojnë në këto rrugë për tju ofruar shërbime.

Si banorët e fshatit Probat  ashtu edhe ata të  Samurrit kanë mbi 33 vite që presin që infrastruktura në fshatrat e tyre për përmirësohet pasi edhe ata paguajnë taksa pranë bashkisë Elbasan dhe kanë të drejtë të marrin shërbime.Nga ana e nënkryetarit të bashkisë Elbasan banorëve iu premtua ndërhyrje e mënjëhershme të paktën për rehabilitimin e infrastrukturës.