Murataj, Ramës: Nëse e deshe Ministrinë e Brendshme me brekët në fund të këmbëve sapo ja dole .

0
132

Ministra e Brendshme vijon të mbetet tabelë qitje për dështimet e shtetit shqiptar sa i takon drejtesisë.

Siç është kthyer në traditë tashmë sa herë që ka skandale që njollosin figurën e shtetit shqiptar Kryeministri vendos të “shuaj” tallallin e dështimit duke ndërruar emrat e ministrave. Zëvendësimi i Blendi Çuçit me Taulant Ballën duket sikur lajmëron se skandali i rradhës i deshtimit të qeverisjes do të jetë më i madh.

Të shumta kanë qenë reagimet në lidhje me këtë vendim të Ramës. I fortë ka qenë reagimi i Erion Muratajt ndaj kësaj levizje të Ramës të cilën Murataj e quan rrokaden e torrës në mënyrë të koduar.

Në statusin e tij Murataj i del ashpër kundër kësaj lëvizje.

Kujtojme se Murataj është njëkohësisht kryetar i PSD për qarkun Elbasan dhe antar i zgjedhur i Keshillit Bashkiak.

Statusi i Erion Murataj: “Edi Rama sapo i vuri kapak me rrokadën e torrës në qeveri. Më mirë do ishte vet Rraja në atë detyrë të paktën ai dhe rraca e tij kanë burrërinë të rrahin e vrasin ditën me diell jo natën jo paburrërisht jo si zvarranik që i qesh ç’nderimit publik . Nëse e deshe me brekët në fund të këmbëve atë institucion sapo ja dole. I pari që merr përsipër t’ia ul quhet Erion Murataj!”