Murtaja afrikane te derrat, ekspertët: Ka kohë në vendin tonë, masat të vonuara

0
2

Murtaja afrikane e derrave është shfaqur sërish në vendin tonë. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se është identifikuar një vatër në Ishull-Lezhë, në një fermë në të cilën kanë ngordhur 15 derra, që tashmë janë groposur.

Për ekspertët veterinarë, përhapja e sëmundje të tilla në vendin tonë është ngritur si shqetësim muaj më parë. Ndërsa masat e marra i konsiderojnë të vonuara.

“Po flasim për një sëmundje që nuk ka rrezikshmëri për konsumatorin. Normalisht konsumi i produkteve nga kafshë të sëmura duke qenë se ulë imunitetin nuk është një mish i ushqyeshëm nuk këshillohet të konsumohen këto kafshë me sëmundje. Murtaja e kafshëve ka të bëjë më dëmet e mëdha ekonomike që shkaktohen. Por për sëmundjet e tjera janë marrë masa”, thotë për A2 CNN Ervin Resuli, kreu i Urdhrit Profesional të Veterinerëve.

Përveç murtajës së derrave, Shqipëria ka marrë masa për një sërë sëmundjesh që rrezikohen të transmetohen nga importet në shtetet e tjera që i kanë prezente, si bruceloza, gjuha blu apo dhe ajo e ruminatëve. Ndonëse kjo sëmundje nuk transmetohet te njerëzit, është e rëndësishme të tregohemi të kujdesshëm sipas ekspertëve.

“Është e qenësishme një marrje masash nga ministria për vënien në dispozicion të bazës materiale mbështetëse, dezifektant, veshje pra logjistika ndërsa për sa i përket numrit të veterinerëve ka masën e duhur dhe me njohuritë e duhura”, thotë Resuli.

Ferma e prekur është vënë në mbikëqyrje dhe me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar e shitja dhe tregtimit i derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkisë Lezhë. (A2