Murtaja e bagëtive përhapet edhe në jug të vendit, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

0
2

Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shuec të bashkisë Devoll.

Sipas autoriteteve, rasti është evidentuar në një fermë të zonës, ku janë raportuar simptoma të sëmundjes te disa prej kafshëve.

Në vendngjarje ndodhen aktualisht përfaqësues të shërbimit veterinar, të cilët po kryejnë të gjitha procedurat përkatëse të izolimit, dezinfektimit dhe marrjes së mostrave.

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje shumë ngjitëse, që prek kryesisht delet dhe dhitë, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për fermerët.