Murtaja afrikane e rishfaqur serish ne Lezhe ka shkaktuar ngordhjen e 60 krerëve derra në një fermë. Zona është vendosur ne karantine nga Sherbimi Veterinar ndersa eshte bere asgjesimi i 21 krereve te ngordhura së fundmi. Prej tre ditesh ne terren jane vendosur grupet e monitorimit qe po analizojne situaten dhe po kryejne depistimin e te gjithe zones. Ne vatren e identifikuar se fundmi, përgjegjësi i stallës thotë se kanë ngordhur thuajse gjysma e derrave që kishte ferma ndërsa është kërkuar ndihmë për të bërë asgjësimin e krerëve të infektuar.
Vatra e identifikuar ndodhet prane zonave të banuara ku janë shume familje qe mbajne derra ndaj eshte kerkuar bashkpunimi i tyre për të parandaluar përhapjen. Gjithashtu i është kërkuar konsumatoreve që të mos blejnë mish derri te paçertifikuar nga thertoret. Më herët Ministria e Bujqësisë ka vendosur ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve në Lezhe, ështe ndaluar lëvizja derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në treg.
Ndërkohë që cdo lëvizje duhet te konfirmohet nga veterineret. Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën një rrezik të madh për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë./abcnews.al