Muzika shqiptare në zi, shuhet i madhi Avni Mula

0
220

Kompozitori i shquar Avni Mula është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Ardit Gjebrea, me anë të një postimi në Instagram.

Në postimin e tij, Gjebrea shkruan se tashmë Avniu u bashkua me bashkëshorten, Ninën, në qiell. Po ashtu, këngëtari ka ngushëlluar vajzën e tij, Inva Mulën.

Ndërsa, sopranoja e njohur njoftoi  llogarinë e saj në Facebook, se për ata që duan ta përshëndesin Avniun “me dorë në zemër”, homazhet do të kryhen nesër mes orës  11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.

“Tashmë u bashkuan në qiell!
Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para:
“Kur këndoj për ty moj nënë”
“I ëmbël zëri i gjyshes”
“Për çdo vit në maj”
Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty!
Ngushëllime @invamula ”  /abcnews.al/