Muzikali që ka ‘çmendur’ Europën, Riccardo Cocciante sjell ‘Notre Dame De Paris’ në Shqipëri

0
91

Muzikali i famshëm që ka thyer rekordet Guinness, Notre Dame De Paris do të vijë në Tiranë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një video ka njoftuar se kryevepra e Victor Hygoit do të vihet në skenë nga i madhi, Riccardo Cocciante.

Ai ka zbuluar se do të mbahet më 28 maj në stadiumin ‘Air Albania’:

“NOTRE DAME DE PARIS NË TIRAAAANË????

Për herë të parë muzikali i rekordeve Guinness, SHOË MË I NDJEKUR NË EUROPË, spektakli i emocioneve të shumta, bazuar në kryeveprën e Victor Hygoit dhe vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, VJEN NË AIR ALBANIA STADIUM për publikun e Shqipërisë e të krejt Ballkanit?❤️?

28 MAJ, TIRANË, MUZIKALI QË KA “ÇMENDUR” EUROPËN?, ka shkruar Rama./abcnews.al