Na shpëtoi! WhatsApp ofron shërbimin që e duam të gjithë dhe ky është shteti i parë që po e provon!

0
308

Pas disa muajsh provash dhe studimesh më në fund do të mund të marrim dhe të dërgojmë para përmes WhatsApp.

Aplikacioni ka mundësuar sistemin e pagesës për përdoruesit në Brazil, të cilët janë të parët që do të mund të dërgojnë dhe të marrin para përmes aplikacionit duke përdorur Facebook Pay, shërbimi i pagesave i vënë në punë vitin e kaluar.

WhatsApp thotë në postimin e tij në blog se shërbimi i pagesave – i cili aktualisht është falas  për përdoruesit (d.m.th., nuk mbahet ndonjë tarifë komisioni) por bizneset paguajnë një tarifë përpunimi 3.99% për të marrë pagesën – do të funksionojë me anë të një PIN-i gjashtë shifror ose gjurmëve të gishtërinjve për të përfunduar transaksionet.

Ju e përdorni atë duke e lidhur llogarinë tuaj WhatsApp me kartën tuaj të kreditit ose të debitit Visa ose Mastercard.

Cielo, një procesor pagese, po punon gjithashtu me WhatsApp për të përfunduar transaksionet.

“Ne kemi ndërtuar një model të hapur për të mirëpritur më shumë partnerë në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

WhatsApp kishte testuar me muaj shërbimin e tij të pagesave midis përdoruesve në Indi, kështu që shumë menduan se tregu i dytë më i madh në botë do të ishte rajoni debutues për këtë shërbim.

India ka 400 milionë përdorues aktivë mujorë, ndërsa tregu i dytë më i madh është Brazili me 120 milionë.                     Icon Style