Policia rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 26 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me mbrojtësen metalike në anë të rrugës.
Ndaj 26-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë. DVP Elbasan raporton dhe për disa vepra penale të ndryshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetë 1 armë që shërben për peshkim, të cilën ky shtetas e mbante pa leje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me mbrojtësen metalike në anë të rrugës. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. P., 66 vjeç dhe E. Ç., 35 vjeç, të dy banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, automjetet që drejtonin këta shtetas, janë përplasur në aksin rrugor “Peqin-Pajovë”. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit;
-P. D., 28 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. A., 37 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në automjetin që drejtonte 37-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 63 vjeç, pasi është shfaqur në një video në rrjete sociale, duke keqtrajtuar një qen.
Rreth orës 17:00 , në Komisariatin e Policisë Peqin ka kallëzuar shtetasi E. H., 56 vjeç, banues në Durrës, se pasditën e djeshme, vajza e tij, shtetasja A. G., 29 vjeçe, banuese në Peqin, ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.