Napoli është gati që ta sakrifikoi Fabian Ruizin duke e shitur atë këtë verë në mënyrë që të rrit fonde dhe rikthimi në Spanjë është shumë i mundshëm
Sipas Corriere dello Sport, mesfushori 25 vjeçar është synim primar që të shitet, pasi që ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të kësaj skuadre, Luciano Spalleti.
Pasi që ai ishte blerë nga Real Betisi më 2018 për 30 milionë euro me kërkesë të Carlo Angelottit, Fabian Ruiz lidhet menjëherë me Real Madridin pasi që ata kanë Ancelottin trajner.
Barcelona dhe Atletico Madrid po ashtu janë duke e përcjell situatën e spanjollit derisa për të kërkohen rreth 50 milionë euro. Kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2023 dhe duket se Napoli nuk e ka në plan që t’i ofrojë atij rinovim. /GazetaExpress/