Napoli triumfon në Kupën e Italisë, zhgënjim i madh për juventinët, mes tyre Rama e Braçe

0
308

Penalltitë kanë qënë ato që kanë vendosur fituesin e Kupës së Italisë, mes Napolit që e kërkonte me ngul fitoren dhe Juventus që zhgënjeu shumë.

90 minutat e rregullta u mbyllën pa gol, me të dyja skuadrat që i kishin rastet e tyre por që nuk ia dolën të çonin topin në rrjet. Sikur të mos mjaftonte mos shënimi i golit gjatë ndeshjes, Danilo dhe Dybala gabuan dhe nga pika e bardhë. Më të saktë u treguan lojtarët e Napolit në ekzekutimin e penalltive, me Milik që bëri goditjen vendimtare dhe i dha fitoren ekipit të tij.

Në Shqipëri dy tifozët e Juves, kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Braçe, janë zhgënjyer nga ekipi i tyre. I pari ka mbetur “pa fjalë” kurse i dyti “ia ka bërë hallall” Napolit. Kryeministri s’ka reaguar fare për humbjen e bardhezinjëve, kurse Braçe ka bërë një shkrim në profilin e tij në Instagram që e ka quajtur “Napoli e stermeritoi! Juventus nuk eshte me.”

REAGIMI I PLOTË I BRAÇES:

NAPOLI E STERMERITOI! #JUVENTUS NUK ESHTE ME;

Nuk ka me ekip, nuk ka me grup,

nuk ka me deshire, nuk ka me ide,

nuk ka lojtare, nuk fiton dot me!

11 plus disa te tjere,

te huaj te gjithe qe udhehiqen nga

nje trajner qe nuk di cte bej me ta e

ata nuk dine cte bejne ne fushe!

Lojtare, posacerisht mesfushore qe

nuk jane kurre ne nivelin e Juventus;

Deshtim spektakolar me ata qe largoi e ata qe mori me buje si ZERO apo duke kembyer!

Nderkohe fituesi, NAPOLI,

mbushur me krenari, karakter, deshire,

i qarte taktikisht e super fizikisht,

mbi te gjitha me lojtaret e duhur ne fushe e ne stol, duke bere diferencen dhe fituesin!

Juventus duhet ribere nga e para!

Me force zakoni nuk fitohet gjithnje!

News bomb