Nata e parë e Alves në burg ishte e vështirë, ai është në depresion, mezi ha dhe nuk flet me askënd

0
103

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves raportohet se është në një gjendje të vështirë emocionale.

Braziliani ishte jashtëzakonisht i dëshpëruar në natën e tij të parë në burg. Ai mezi hante dhe fliste, por e trajtonte stafin me respekt. Ai nuk mbante mend asnjë numër telefoni, kështu që nuk telefonoi.

Kujtojmë se Dani Alves u mor në paraburgim për shkak të akuzave për dhunë seksuale.

Gruaja e tij Joana Sanz mbështeti publikisht burrin e saj, duke thënë:

“E di kush është burri im. E di që ai i trajton të gjithë me respekt. Edhe kur më njohu, nuk tregoi asnjë mosrespekt. E kam parë shumë herë sesi femrat i afroheshin bashkëshortit tim në ambientet VIP të lokaleve, duke tentuar ta joshin para syve të mi. /G.D abcnews.al/