NATO: Gati për “mentalitet” lufte. Të përgatitemi për kërcënimet e Rusisë

0
2

Kreu i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi se aleanca nuk është gati për kërcënimet me të cilat përballet nga Rusia në vitet e ardhshme dhe se është koha për të kaluar në një “mentalitet” lufte.

Rutte tha se shpenzimet e ardhshme do të duhet të jenë shumë më të larta se objektivi aktual i aleancës prej 2% të pasurisë kombëtare, i matur nga produkti i brendshëm bruto (GDP).

“Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne. Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër deri në pesë vjet. Është koha për të kaluar në një mentalitet të kohës së luftës dhe për të shtuar prodhimin tonë të mbrojtjes dhe shpenzimet e mbrojtjes.”, u shpreh Rutte.

Aleanca vlerëson se 23 nga 32 anëtarët e saj do të përmbushin objektivin prej 2% këtë vit.

“Gjatë Luftës së Ftohtë, evropianët shpenzuan më shumë se 3% të PBB-së së tyre për mbrojtje. Do të na duhen shumë më tepër se 2%,” tha Rutte.

Anëtarët e NATO-s po përballen me presionin nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili u ka bërë thirrje aleatëve të Amerikës që të shpenzojnë 3% të PBB-së për mbrojtjen./abcnews.al