NATO kërcënon Putin: Nëse prek tokat tona do sulmojmë me forcë të plotë

0
113

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka paralajmëruar se nëse Rusia “sulmohet” në territorin e NATO-s, blloku do të përgjigjet me “forcën e plotë”.

Z. Sullivan tha se kjo do të nxiste Nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati të NATO-s do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithë aleatëve.

“Nëse do të ketë një sulm ushtarak në territorin e NATO-s, ai do të shkaktonte thirrjen e nenit 5 dhe ne do të sillnim forcën e plotë të aleancës së NATO-s për t’iu përgjigjur atij,” tha ai për CBS.