NATO nuk beson te tërheqja e trupave ruse

0
143

Pavarësisht se Rusia ka tërhequr një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën, një pjesë  e mirë e tyre do të mbeten atje të paktën deri në 20 shkurt. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se stërvitja e forcave të ushtrisë ruse me ato bjelloruse do të  vijojnë deri në këtë datë, edhe pse disa regjimente kanë përfunduar sipas tij stërvitjen dhe tashmë janë duke u larguar nga kufiri ukrainas.

Pas veprimit të Moskës, ka reaguar Jens Stoltenberg,  sipas BBC, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili tha përpara gazetarëve në Bruksel, se tërheqja e një pjesë të trupave ruse nuk tregon shenja të de-përshkallëzimit të situatës deri më tani.

Por sipas tij, sinjalet nga Moska për rritjen e përpjekjeve diplomatike tregojnë se ka shpresë për optimizëm.

abc