Ndahet nga jeta Haxhi Murataj!

0
85

Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta Haxhi Murataj.
Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit i ka marrë jetën Haxhi Murataj.
Haxhi Murataj do të mbahet mend si një ndër partizanët e fundit të gjallë që jetoi e tregoi për kontributin në luftën për çlirimin e Shqipërisë.
Ai ishte ish luftëtar i brigadës së parë sulmuese në luftën anti-fashiste nacionale çlirimtare.
Ka shërbyer në ushtri në repartin 3002 në Elbasan si shef ndërlidhje për 26 vite.
Haxhiu ishte biri i një familje derë e parë lufte kundër okupatoreve nazi- fashist ku sëbashku me vëllanë e tij ish gjeneralin Myqerem Murataj dhanë një kontribut të çmuar për çlirimin e atdheut.
Haxhi Murataj ndahet nga jeta në moshën 95 vjeçare , ai ishte baba i 3 fëmijëve.Lindi në fshatin Kalenjë të Mallakastrës në vitin 1930.