Ish kryebashkiaku i Përmetit, Dhimitër Nasi nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin. Lajmi për vdekjen e Dhimitër Nasit në moshën 58 vjeçare u bë e ditur sot nga familjarët.
Nasi kishte qenë i shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë dhe kishte dy ditë që kishte lënë spitalin për tu kthyer në banesë.
Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996. Ai ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme drejtuese gjatë qeverisjes socialiste.
Ora news