Ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji!

0
2

Është ndarë nga jeta para kohe publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji.

Ai ka humbur jetës sot në moshën 64-vjeçare, ndërsa ndodhej në Sarandë.

Mësohet se gazetari Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorte dhe djalin ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Më pas është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa jetë.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi Artur Zheji, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.