Ndahet nga jeta Xhemal Lufta, profesori dhe artisti i Elbasanit

0
131

Xhemal Lufta është ndarë nga jeta sot.

U lind me 20 qershor 1935 në Elbasan. Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në vendlindje në vitin 1950. Më 1954, mbaron shkollën e mesme në liceun artistik “Jordan Misja” në Tirane. Në vitin 1969 kryen studimet e larta ne Akademinë e Arteve në Tiranë ku merr titullin “piktor”. Dhjetë vjet para Akademisë dhe tre vjet pas saj punoi në shkolla 8-vjeçare të qytetit. Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare që nga viti 1957. Në ekspozita lokale dhe në raste konkursesh ka marrë çmime të para. Në ekspoziten Kombëtare të talenteve të reja merr çmim inkurajues dhe çmim të tretë në konkursin kombëtar të 30-vjetorit të çlirimit te atdheut (1974) për ciklin me temë “Peizazhe nga fshati”.
Zgjodha disa komente nga ju miq te mire :
-Piktori qe i jep jete nga jeta e tij me penelin e Arte, madheshtise se qytetit. Nder e vlere per qytetin e mrekullueshem te Elbasanit.
-Piktor me vlera të medha . Prind shembullor dhe shumë familjar. Pjesën më të madhe të rinisë tij e kaloj në lagjen KALA ku besoj ka lene shumë kujtime dhe mbresa të bukura Shumë punime të tij mbajnë vulën nga lagja KALA ku ai i punoi me shumë pasion.
-Ishte vlere per Normalen ,ku kemi patur fatin ta kishim ne lenden e vizatimit…. Artist i vertete !
Njeri i mrekullueshem ! Vlere e shtuar per qytetin tone ! Shembull per brezat ! Thjesht Gjigand !
Respekt, mirenjohje e nderim per NJERIUN e mire, piktorin duar arte, qytetarin elbasanas qe meshiron tiparet fisnike e me te mira te elbasanas- ve, familjarin e prindin shembellor, mikun dhe shokun me shume vlera.
– Xhemali ka vlera dhe si mesues pasionant dhe i perkushtuar por dhe si edukator e mesues kujdestar i kujdesshem e me zemer te madhe. Ndaj gezon respektin e te gjithe brezave, qe kane kaluar nga duart e vemendja e tij prej prindi te dyte.
-Respekte per artistin ,mjeshterin e pejzazhit dhe pedagogun Xhemal Lufta.Nje ndër figurat më të nderuara te qytetit tone.
-Te shkruash për piktorin Xhemal Lufta, i cili me talent dhe ngrohtësi hedh në telajo peisazhin, portretin dhe kompozimin , është privilegj. Peneli i tij me art qëndis , pjesë nga jeta shqiptare.