Në një banesë 2 katëshe të pa banuar, policia e Lushnjës ka gjetur 8 shtetas sirianë.
4 burrat e 4 gratë janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa banesa është në fshatin Golem, pranë aksit nacional Lushnjë-Rrogozhinë. Në vend ngjarje policia ka gjetur edhe 2 makina të braktisura dhe po verifikon pronësinë e tyre.
Sipas burimeve, policia ka rënë në gjurmë të 2 shtetasve shqiptarë të cilët po i dërgonin ushqim dhe në momentin e ndjekjes ata braktisën mjetet dhe kanë ikur në drejtim të paditur.
Informacioni drejt policisë Lushnjë kishte disa dite që kishte mbërritur, për fshehjen e disa klandestinëve në Lushnjë, por vendi i tyre u gjet rreth orës 13:00 të ditës së mërkurë. Asnjë nga të dyshuarit për strehimin e të huajve dhe përkujdesjen e tyre nuk është kapur.
Shtetasit sirianë, janë futur në fugonin e policisë dhe do të dërgohen në komisariatin e Lushnjës për t’u marrë në pyetje.