Ndalohet ish punonjësi i IMT Elbasan pasi nuk prishi një objekt pa leje

0
206

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit Andri Mehja 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit. Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.