India po mban një ditë zie në nder të Mbretëreshës Elisabeth II. Qeveria indiane vendosi flamujt në gjysmështizë dhe anulimin e ceremonive zyrtare.
Reagimi në publik ka qenë i përzier, pasi disa pyesin pse po nderohet një simbol i sundimit kolonial.
Por shumë të tjerë qytetarë po zgjedhin të shikojnë përtej institucionit që Mbretëresha përfaqësonte për personin që ajo ishte.
Kryeministri indian Narendra Modi e ka përshkruar mbretëreshën Elisabeth si një të fortë të kohës moderne, ndërsa liderja e opozitës Sonia Gandhi ka thënë se ajo ishte një figurë shumë e dashur dhe një simbol i qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë. Në një plazh në Indinë lindore, është bërë një homazh i artit të rërës për Mbretëreshën, i zbukuruar me lule kumak.