Një episod aspak i këndshëm u regjistrua mbrëmjen e djeshme në sfidën mes Arsenalit dhe Leicester Cityt, e vlefshme për Premier Ligën angleze.
Gjatë një dueli mes Shkodran Mustafit dhe Jamie Vardy, ky i fundit i ka dhënë një goditje me shkelm në fytyrë në rënie e sipër mbrojtësit me origjinë shqiptare.Vlen të theksohet se ky incident nuk u rishikua nga VAR-i, ndërkohë që ndërhyrja duket tepër brutale, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.
syri.net