Ndërhyrjet politike, FIFA bën shembull tre kombëtare duke i përjashtuar

0
136

Mund të shihet nga çdo këndvështrim, edhe nga ai shqiptar votimi i sotshëm në FIFA. Kongresi i 72-të i FIFA-s, që po zhvillohet të Doha të Katarit votoi unanimisht pezullimit të Pakistanit, Zimbabves dhe Kenias për ndërhyrje të politikës.Këto tri kombëtare nuk mund të luajnë më futboll në asnjë kompeticion ndërkombëtar në asnjë nivel, as të përfaqësueseve as të klubeve.

Një shembull i dhënë nga FIFA pasi ndërhyrjet politike janë të patolerueshme në futboll.

Këto vendime duhet të shihen qartë edhe në Shqipëri pasi edhe këtu ndërhyrjet ishin të forta dhe të hapura nga politika në zgjedhjet e futbollit.

Gjithsesi zgjedhja e Dukës ka ulur tensionet por vendimet e Gjykatave ende nuk e kanë mbaruar betejën kundër futbollit./Ora News/.