Ndërpritet vaksinimi në Elbasan. Mbarojnë vaksinat

0
205

Prej 48 orësh procesi i vaksinimit vijon të jetë i pezulluar në Elbasan.Që nga fillimi i procesit e deri më tani, në këtë qark janë administruar 1, 260 doza. Ndërkohë, ka ende mjekë që nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.Shkak për pezullimin e procesit është bërë mungesa e mungesa e vaksinave.

Shqipëria deri tani ka siguruar rreth 32 mijë doza, 20 mijë prej të cilave janë injektuar. Sasia në dispozicin nuk mjafton  për të mbuluar të gjithë personelin mjekësor dhe të moshuarit. Kjo ka bërë që në Fier, Elbasan dhe Vlorë të ndërpritet procesi i vaksinimit.

Sot procesi është ndërprerë për të rifilluar ditën e enjte me dozën e dytë të vakisimit. Në Tiranë dhe Shkodër vaksinimi po vijon.

Ndërkohë që nga ky i fundit në vendin tonë nuk ka mbërritur ende asnjë dozë  nga kompania amerikan ministrja e Shëndetësisë  ka deklaruar se sasia e radhës do të vijë të hënën. /abcnews.al/