Ndërroi jetë pak orë pas abortit, kjo është 34-vjeçarja: Ishte shtatzënë në muajin e dytë

0
255

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj është paraqitur mesditën e djeshme në maternitetin e qytetit ku ka kryer një abort dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Burime bëjnë me dije se viktima, banuese në lagjen “5 Maji” të Elbasanit ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë dhe do bëhej nënë për herë të tretë.
Pretendimet e spitalit janë që pacientja ka ardhur me shtatzëni të dëmtuar, fëmija ka qenë i pajetë, ndaj është bërë procedura e abortit. Pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar.
Disa orë më pas ka pasur përkeqësim të shëndetit duke pësuar komplikacionet që i morën jetën. Spitali nuk prononcohet tani, në pritje të përcaktimit të shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjekoligjore.
Dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me këtë rast.