Ndërroi jetë pas disa javësh në spital. Jeta dhe vepra e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ia kushtoi jetën ordotoksisë shqiptare

0
2

Kryepeshkopi, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë këtë të shtunë pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana.

Kryepeshkopi i Shqipërisë, ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht tentativës për ta nxjerrë nga intubimi, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Anastas Janullatos, lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire të Greqisë. 

Që në vitet e para të jetës ai nisi të angazhohej në kishe edhe pse kishte prirje për lëndët shkencore, kryesisht në matematike. Ndërsa me fillimin e luftës së dytë botërore, duke parë shkatërrim dhe vuajtje të njerëzve ai vendosi ti përkushtohej fesë, si një formë për tu ardhur në ndihmë atyre.

Më 1953 diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965 – 69 kreu studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut.

Me përfundimin e studimeve, ai iu bashkua vëllazërisë “Zoi”, një organizatë fetare e fokusuar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Ai udhëhoqi disa lëvizje studentore qe kishin si synim jetësimin e besimit ortodoks tek të rinjtë.

Me tej angazhimi i tij do të vijonte në Shqipëri. Në vitin 1991, Anastas Janullatos do të caktohej Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal. Një vit më pas u zgjodh kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë.

Gjithashtu gjatë drejtimit prej tij te kishes ortodokse autoqefale shqiptare, u ndërtuan mbi 145 kisha si dhe u riparuan mbi 160 të tjera godinat e te cilave gjate regjimit komunist kishin ndryshuar funksionin e tyre

Shërbimi i kryepeshkopit Anastas në Shqipëri ka ecur ne disa raste edhe mes vështirësish, kjo edhe ne varesi te raporteve politike e diplomatike mes mes Shqipërisë dhe Greqisë gjate ketyre tre dekadave. Ndërsa një cerek shekulli pasi erdhi, pikërisht në dhjetor të 2017, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare mori edhe nënshtetësinë shqiptare.

Vetë kryepeshkopi Anastas ka deklaruar edhe me herët nëpër intervista televizive se pas largimit të tij, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, duhet të jetë patjeter një klerik shqiptar.