Ndërron jetë e moshuara në Gramsh!

0
4

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për raportim fakti, pasi datë 13.05.2025, në lagjen “18 Gushti”, në banesën e saj, dyshohet se për shkaqe natyrale, ka ndërruar jetë shtetasja D. Z., 77 vjeç, e cila vuante nga sëmundje kronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.