Ndërron jetë foshnja në maternitetin e Vlorës, nis ndjekja penale për mjeken neonatologe

0
53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Vlorës, ku një foshnje 5-ditëshe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Pas ngjarjes, familjarët e foshnjës kanë akuzuar mjeken neonatologe duke e denoncuar në polici. Ndërkohë që ndaj mjekes ka nisur procedimi penal për “Mjekim të pakujdesshëm”.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H.”, njoftoi sot policia.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.