Ish rektori i Universitetit të Elbasanit, Jani Dode ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar kryebashkiaku Gledian Llatja me anë të një postimi në rrjete sociale.
Prej dy javësh, Dode ishte i shtruar në spitalin Covid 2. Ndonëse ditët e fundit kishte shfaqur përmirësime sot në mëngjes ishte intubuar dhe ka ndërruar jetë rreth orës 11:00