Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një punonjës të sigurisë fizike në Ambasadën e Malit të Zi.
Shtetasi me inicialet E.M ka qenë në shërbim, kur ka ndërruar jetë dhe sipas Policisë, dyshohet nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.