Ndërron jetë te Trauma Ardian Çollaku

0
213

Është rënduar bilanci i viktimave në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Pas Lulzim Bitrit që mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë dhe Ardian Subashi Çollaku.

Fillimisht ky i fundit u dërgua në gjendje të rëndë, por me shenja jete në spitalin e Elbasanit dhe nga aty, u nis për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Pikërisht, në këtë vend ka ndërruar jetë. Kujtojmë se Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

Sakaq, uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë perimetrin ku mendohet të kenë kaluar autorët, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre