Ndertimi i pallateve në Elbasan , PD vijon me denoncimet

0
285

Rikonstruksioni i bashkisë Elbasan dhe ndërtimi pas saj i një kompleksi pallatesh vijon të prodhojë replika në distancë mes opozitës e cila e ka denoncuar si aferrë korruptive dhe Partisë Socialiste në këtë qytet .

Ndonëse në deklaratën e tij të shkuar sekretari i PD Blendi Himci teksa u shpreh se janë 3500 m2 që i falen privatit në këmbim të rikonstruksionit të godinës kërkoi një përgjigje nga kryetari i bashkisë, ky i fundit nuk ka reaguar .

Si kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës ka reaguar dega lokale e Partisë Socialiste nëpërmjet një materiali të shpërndarë në rrjetet sociale e cila bën me dije se janë duke vënë në zbatim planin rregullues të miratuar në kohën e ish Kryeministrit Berisha , madje e votuar edhe nga vetë sekretari i PD Blendi Himci në këshillin bashkaik. Por në një deklaratë për median sot nga selia blu Z. Himci ka hedhur poshte këto pretendime.

Sipas tij Plani i Përgjithshëm për rregullimin e territorit i votuar në vitin 2009 është hedhur poshtë nga kryeministri Rama në vitin 2016-të dhe se është ky i fundit që po vihet në zbatim.

Z. Himci aferra korruptive ka detyruar përgjegjsën e sektorit të urbanistikës dhe juristën e urbanistikës të japin dorëheqen duke refuzuar të firmosin projektin.

PD Elbasan paralajmëron se do ta denoncojë këtë aferrë korruptive në prokurori, madje do ti bëjë thirrje SPAK ta hetojë./elbasaniflash.al