Ndryshimi në stolin e Barcelonës ka ndezur shpresat për rikthimin përfundimtar të Filipe Kutinjos në “Kamp Nou”.
Duke parë koston e lartë (150 milionë euro dhe paga e madhe), Bajerni nuk ka ndërmend të blejë përfundimisht kartonin e brazilianit, ndërsa edhe Barcelona nuk dëshiron të huazojë sërish lojtarin. Deri tani nuk ka patur oferta serioze për ish-futbollistin e Liverpulit, por tekniku i ri i Barcelonës Ronald Kuman ka në dorë të ardhmen e Kutinjos.
Ai mund ta përfshijë mesfushorin në projektin e ri të Barcelonës dhe me largimet e shumta që pritet të ndodhin te Barcelona, Kutinjos mund t’i hapet rruga për të qenë lider te Barcelona.
Sot Kutinjo do të kërkojë të fitojë Ligën e Kampioneve me ekipin e Bajernit, por duhet që gjatë verës të vendosë për të ardhmen e tij.
PANORAMASPORT.AL