Ditën e sotme në Vlorë është luajtur ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit, ku këta të fundit fituan me rezultatin 0-1.
A2 CNN bën të ditur se menjëherë pas ndeshjes, ka shpërthyer dhuna dhe kaosi në qytetin bregdetar, mes tifozerive të dy ekipeve.
Në pamjet e siguruara , duket se Policia ka ‘blinduar’ zonën përreth stadiumit, për të ruajtur qetësinë mes tifozerive. Tifozët e Elbasanit kanë thyer stolat e stadiumit të Flamurtarit dhe i kanë hedhur ato në rrugë.
Elbasani mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 20 pikë.
Goli vendimtar u shënua nga Lajthia në pjesën e dytë pas një goditjeje me kokë, ndërsa vlonjatët patën pretendime për një penallti që u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Me këtë humbje, Flamurtari mbetet në fund të tabelës me vetëm 5 pikë, shkruan A2 CNN.
Në ndeshjen tjetër, Dinamo dhe Teuta ndanë nga një pikë në një duel të fortë dhe të tensionuar, ku munguan rastet e pastra, por jo polemikat. Vendimet e gjyqtarit Klodian Prenga u kontestuan ashpër nga dinamovitët, sidomos pas përjashtimit me karton të kuq të Maliqit.
Barazimi mban të dy skuadrat në garë për katërshen e parë, ndërsa gara për kreun mbetet e hapur, në pritje të sfidës Egnatia–Vllaznia që mbyll javën e dhjetë të kampionatit. (A2


