15.7 C
Elbasan

Ndeshja ndaj Andorrës, Sylvinho: Nesër nuk lejohen gabimet, fitorja e domosdoshme

  • Teksa ceku ndeshjen e humbur ndaj Anglisë, Sylvinho tha se në këtë përballje ndaj Andorrës nuk mund të lejohen gabimet. 

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka dalë sot para gazetarëve në konferencën e zakonshme për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri e nisi fjalën e tij me një ngushëllim për familjen e gazetarit të sportit Siamir Demi, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare.

Teksa ceku ndeshjen e humbur ndaj Anglisë, Sylvinho tha se në këtë përballje ndaj Andorrës nuk mund të lejohen gabimet. Në analizën e tij ndaj kundërshtarit, braziliani tha se kundërshtari luan shumë në mbrojtje dhe për këtë arsye, synimi kryesor i lojtarëve ndeshjen e ardhshme do të jetë të gjejnë hapësira për të shënuar.

Në fillim ngushëllimet e mia për gazetarin Siamir Demi, keqardhje. Nga ana jonë një përqafim të gjithë familjarëve të tij. Futbolli është i vështirë për të gjithë. E lëmë pas të kaluarën, mësohet dhe riniset. Rinisja jonë nuk ka qenë shumë e thjeshtë në “Uembli”, me një trajner të mirë, skuadër me futbollistë të mirë. Lojë fizike, ritëm. Kombëtare që ka bërë dy finale në Europianët e fundit, kemi parë lojtarë të rëndësishëm, shumë të fortë, Premier Liga ka hap të jashtëzakonshëm. Por nuk ishte humbje e sigurt, ishim aty, nëse na linin barazonim e fitonim. Ishim në garë deri te goli i dytë, aty pastaj mbaroi, nëse nuk e përgatit mirë, këto njerëz të vrasin, të bëjnë 4-5 gola. Kur shkon të luash ndaj Spanjës, në 45 minuta të japin leksion futbolli, të fusin 5-6 të çojë në shtëpi. Unë jam krenar, se ne ishim në lojë deri në fund, te goli i dytë. Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë.

Zgjedhjet janë të marrim më të mirën. Në “Uembli” mbroheshim poshtë me rinisje, Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra. Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër”, tha ai.

Sa i takon formacionit, a theksoi se mund të ketë 2-3 ndryshime nga formacioni i fundit në përballje me Anglinë. Ai sqaroi se ndryshimet bëhen për arsye taktike dhe jo dëmtime apo lodhje fizike.

“Futbolli është i vështirë por duhet të gjejmë hapësirën e duhur, e njoh trajnerin e tyre, do të bëjmë ndryshime në aspektin strategjik të lojës. Kanë një lojtar të mirë dhe që luan në mënyrë strategjike. Duhet të bëhet dhe kjo është puna që bëhet në Kombëtare, do të ketë ndryshime por jo nga lodhja fizike. Punojmë shumë me videot në stërvitje, mund të kemi 2-3 ndryshime, duhet të kalojmë në një ndeshje që duhet të mbyllim hapësirat, por në këtë rast duhet të jemi ne që të krijojmë raste”, shtoi trajneri.

I vetmi që u grumbullua dhe nuk do të mundet të luaj asnjë minutë për shkak të dëmtimit, do të jetë Ismajli, të cilin braziliani e përshëndeti për gatishmërinë.

“Lojëtarët duan të bëjnë më të mirët. Jam I pari që do t’I thoja faleminderit një lojëtaru që nuk është i gatshëm fizikisht të luaj. Nëse duam të arrijmë ëndrrën duhet të sakrifkojmë shumë. Ismajli pati një përsëritje të gjendjes fizike dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme. Ka një dëshirë më të madhe të jetë me ekipin, dhe ai ka një zemër shumë të madhe“, tha ndër të tjera Sylvinho

Lajme të tjera

E rrallë/ Një moment solidariteti që bëri botën të flasë, portieri shtrihet në tokë që shokët të ndërpresin agjërimin

Një gjest i nadh solidariteti gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 franceze ka ngjallur reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe mediat sportive. Gjatë ndeshjes...

Elbasan/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53-vjeçari

Elbasan Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I kërkuar nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafik...

Vijojnë punimet edhe gjatë natës në Dragostunjë, përfundon devijimi i lumit, gati nisja e punimeve për ndërtimin e rrugës alternative

Në vijim të ndërhyrjeve në zonën “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhdit ku qarkullimi i automjeteve është bllokuar që nga fundjava e kaluar...

Durim Bami njihet me akuzat, gjykata rrëzon kërkesën e mbrojtjes për zbutjen e masë së sigurisë

Durim Bami, i esktraduar përpara dy ditësh nga Dubai, përmes avokatit të tij është përballur me Gjykatën e Posaçme në lidhje me masën e...

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit, vlera e mallit 40 mijë euro

Një dyqan i cili tregtonte veshje kontrabandë me logo false është zbuluar në Babrru. Administratorja e dyqanit, 38-vjeçarja me iniciale E. N. është vënë në...

Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajri në vrasjen e Fatbardh Licit/ Eria Ago kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot rekursin e Eria Ago-s, e cila ka kërkuar lirinë. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26...