Ndezën qirinj për Pashkë dhe shkuan në kishë për meshën, digjet gjatë natës banesa dykatëshe në Elbasan

0
100

Një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët gjatë natës në fshatin Mjekës të Bashkisë së Elbasanit.

Burimet bënë me dije se nga flakët që përfshinë katin e dytë të kësaj banese u dogj pothuajse plotësisht çatia dhe gjithçka ndodhej në ambientet e këtij kati.Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes pasi ishte sinjalizuar për ngjarjen nga fqinjët e familjes të cilës shtëpia i ishte përfshirë nga flakët.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur evitimin e djegies së katit të parë dhe të një banese tjetër që ndodhet fare afër saj.

Nga hetimet dhe të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga pakujdesia pasi kishin lënë ndezur qirinjtë me rastin e Pashkës Ortodokse dhe të gjithë familjarët në mesnatë kishin shkuar në Kishë.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që shkrumboi katin e dytë të kësaj banese në fshatin Mjekës.