
Një studente greke ka kaluar moment makthi në duart e një 27-vjeçari shqiptar në Korydallos. Mediet greke raportojnë se shqiptari kishte ndezur televizorin që mos dëgjoheshin britmat e të miturës teksa ai e përdhunonte.
Autori i përdhunimit të tmerrshëm të një nxënëseje 17-vjeçare në Korydallos është arrestuar në shtëpinë e tij në Agia Varvara. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 27-vjeçar shqiptar i cili në bisedat me vajzën e re pretendonte se ishte pakistanez.
Rasti i përdhunimit të 17-vjeçares nga njeriu që takoi në Instagram (duke u paraqitur si pakistanez) dhe të hënën mbrëma e tërhoqi zvarrë në një apartament në Korydallos dhe e dhunoi, për shkak të seriozitetit u përcoll nga Sigurimi i Korydallos.
Njoftimi i Policisë
Përdhunuesi u arrestua dje, datë 12.04.2022, në një zonë të Atikës Perëndimore, nga punonjës policie të nëndrejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve.
I lartpërmenduri akuzohet se ka takuar një të mitur të cilën e kishte njohur nëpërmjet rrjeteve sociale në datën 11.04.2022 dhe e ka çuar në shtëpinë e tij ku ka kryer veprën penale. Nga hetimi i parë i Shërbimit të Sigurimit u verifikuan të dhënat e plota dhe pas kontrolleve u gjet dhe u arrestua.
I arrestuari me dosjen në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Kundërvajtje të Athinës.
Si ndodhi ngjarja
Studentja 17-vjeçare nga Kamatero u takua me burrin rreth 27-vjeç pak ditë më parë. Ai shfaqej me pseudonim në rrjetet sociale nëpërmjet Instagramit.
Ai e bindi atë të takohej në orën 21:30 jashtë shtëpisë së saj për një shëtitje në datën 11 prill.
Ai shkoi dhe e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos ku e trajtoi në mënyrë të sikletshme dhe agresive.
Ngriti zërin e televizorit dhe e përdhunoi
Ora ishte 22:10. Autori, në vend që ta çonte në shtëpinë e saj e çoi në një apartament në katin përdhes në të njëjtën zonë (tha vajza në dëshminë e saj) dhe aty e përdhunoi.
Ai mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte u zhvesh dhe u vërsul mbi të miturën. Skena horror zgjati rreth gjysmë ore. Vajza rezistoi dhe me gjithë forcën që i kishte mbetur iu lut të ndalonte.
Pasi përfundoi aktin, 27-vjeçari e urdhëroi të çohej dhe të ikte në shtëpi. Madje ai i tha të mos fliste për të gjitha gjërat e tmerrshme që kaloi.
Vajza pak më vonë dhe në gjendje shoku ka shkuar në Sigurimin e Korydallos ku ka denoncuar përdhunimin e saj. Madje, ajo ka bërë një përshkrim të 27-vjeçarit dhe profilin që përdor në Instagram. Provat u dërguan në laboratorët e mjekësisë ligjore, shkruan protothema.
