Ndezi zjarr në oborrin e shtëpisë, i moshuari pëson djegie në trup

0
163

Një 74-vjeçar nga Vlora ka pësuar djegie në trup. Ai kishte ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, por situata i ka dalë nga kontrolli dhe flakët kanë djegur të moshuarin.

Sakaq, 74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al