Ndezi zjarr për hapje kullotash , arrestohet 26-vjeçari

0
2

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Maliqit, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi G. A., banues në fshatin Pirg, dyshohet se më 30 korrik, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në zonën “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot. Flakët janë përhapur nga era dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.