Ditën e djeshme një familje shqiptare e përbërë nga 5 anëtarë, u bllokua nga dëbora në Veleb të Kroacisë. Sipas mediave vendase, familja shqiptare fillimisht telefonoi 112 për të këkuar ndihmë, ndërsa autoritetet janë nisur menjëherë drejt tyre.
“Ishte zëri i frikësuar i një personi të huaj, të bllokuar nga dëbora në rrugë. Ai tha se ishte me katër anëtarë të tjerë të familjes dhe se nuk ishin të lënduar, por kishin ftohtë dhe ishin të bllokuar”, raportojnë mediat në Kroaci.
Ndërkohë pas telefonatës, autoritetet kroate shkuan menjëherë në vendngjarje dhe shpëtuan familjen shqiptare, e cila kishte edhe një fëmijë të vogël. Gjendja e tyre paraqitet e mirë dhe ata janë dërguar drejt një zone të sigurt.
Ora news