Dojna Mema u përzgjodh këtë vit për të prezantuar koncertin virtual që u mbajt me rastin e “Natës së Bardhë” për 29 nëntor, ku artistët u ngjitën në skenë pa publik, si kurrë më parë.
“Disa nga momentet e prezantimit më të pazakonshëm (pa publik) të Natës së Bardhë”, ka shkruar Dojna.
Mirëpo ndjekësve të saj ju ka tërhequr vëmendjen fakti që ajo shfaqet shumë pranë artistëve në skenë, ku e kanë kritikuar moderatoren për mosrespektim të distancës dhe mbi të gjitha mund të rrezikojë shëndetin e gjyshes së saj.
“E kam kaluar Covid-19 dhe sipas analizave të fundit vazhdoj të jem imune duke mos përbërë rrezik për të tjerët, aq më tepër për gjyshen”, është përgjigjur Mema.