Ndodh edhe kjo: Gomaricës së vogël në Shqipëri i vënë emrin e konkurrentes së Përputhen

0
177

Fenomeni “Për’Puthen” ka mbërritur deri në fermën e gomaricave në Elbasan.

Gjithçka nisi kur në jetë erdhi një gomaricë dhe pronari vendosi të kërkojë mendimin e ndjekësve të faqes së fermës për emrin që ajo do të kishte.

Lexo Edhe:

Butrint Imeri ushqehet me fasule midis emisionit

“U shtuam me një gocë të bukur sot, na sugjeroni një emër!”, ka shkruar ai në faqe.

Ndjekësit kanë dhënë emra të shumtë, ndërsa prej tyre ishin ato të personazheve të dashura të emisionit më të shikuar në vendin tonë, “Për’Puthen”.

Emri Tea ishte më i pëlqyeri dhe gomaricës së vogël i vunë emrin e saj.

Tashmë ajo quhet Tea dhe shëtit e qetë me mamanë e saj dhe krijesat e tjera të fermës.