Ndodh edhe kjo! Shkencëtarët krijojnë një majmun në laborator, shikoni detajet e çuditshme

0
179

Një majmun me sy dhe gishtërinj fluoreshentë mund të tingëllojë i pazakontë, por është një zhvillim i ri shkencor.

Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar “lindjen e shumëpritur” dhe kanë shpërndarë imazhet e një majmuni, qelizat e të cilit janë përzierje embrionesh, pra qeliza të ndryshme gjenetikisht.

Qelizat staminale u modifikuan që të kishin shkëlqim fluoreshent dhe më pas u injektuan në embrione 4-5 ditëshe për të parë nëse qelizat do të shumoheshin.

Ndihma e qelizave staminale në inde të ndryshme varion nga 21-92%. Shkencëtarët përpiqeshin prej kohësh që ta realizonin këtë proces te primatët ndërsa më parë e kishin provuar te minjtë.

Studimi është publikuar në Cell dhe përshkruan se qelizat mund të ndahen në të gjitha llojet e qelizave që duhen për të krijuar një kafshë të gjallë.

Embrionet u vendosën në 12 makakë femra duke rezultuar në 12 shtatzëni dhe 6 individë të rinj.

Analizat konfirmuar se një majmun i gjallë dhe një fetus që nuk kishte mundur të mbijetonte kishin qeliza të prejardhura nga qelizat staminale. Të dy individët ishin meshkuj.

Ekipi kinez konfirmoi se qelizat e modifikuara gjenetikisht mund të trashëgohen te brezat e ardhshëm nëse kafshët do të riprodhohen.

Përveçc inxhinierisë gjenetike dhe ruajtjes së kafshëve, ekipi është shprehur se studimi mund të ndihmojë me gjenerimin e më shumë modeleve precize majmunësh për të studiuar sëmundje neurologjike si dhe për studime të tjera biomjekësore.