Ndodh në Shqipëri / Vajza 9-vjeçare kapet me drogën në tullumbace për t’ia dërguar të atit në burg

0
220

Policia e burgjeve Kukës ka kapur me lëndë të dyshuar si narkotike gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje.

Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike.

Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I.

Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Kukës, vajza 9-vjeçare kapet me drogën në tullumbace