Ndodh në Tiranë/ Makina bie në lumin e Lanës, shoferi ia mbath nga vendngjarja, policia vihet në kërkim të tij

0
104

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në afërsi të zonës së Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.